Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në shkurt 2024 janë dhënë 387 leje ndërtimi, që është 9,9% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 8.819.983 mijë denarë, që është për 10,9% më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 171 (44,2 %) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 119 (30.7 %) për ndërtesa të ulëta dhe 97 (25.1 %) për objekte rindërtimi.
Nga gjithsej 387 objekte, 216 (55.8 %) janë investitorë persona fizikë, dhe 171 (44.2 %) investitorë objekt janë subjekte afariste.
Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 951 banesave, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 78.892 m2./Telegrafi/
Në muajin shkurt janë dhënë 387 leje ndërtimi në Maqedoni, 9.9% më shumë se vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.