Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në muajin korrik në pikat pagesore në Maqedoninë e Veriut janë realizuar gjithsej 470.194.563 denarë të hyra, që sipas tij, paraqet rritje për 16.071.251 denarë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mickoski akuzon qeverinë e kaluar se qarkullimi ka qenë i njëjtë edhe vitin e kaluar, por që paratë nuk kanë përfunduar në arkën shtetërore.

“Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski, më informoi se në pikat e pagesës në korrik 2024 ka qarkullim prej 470.194.563 denarë, që është 16.071.251 denarë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto para kanë ekzistuar edhe vitin e kaluar, i vetmi ndryshim është se nuk kanë përfunduar në arkën e shtetit, ku tani me këto para ndërtojmë kopshte, shkolla, rrugë”, shkruan mes tjerash në rrjetet sociale Hristijan Mickoski .

Në muajin korrik nga pagesat rrugore janë mbledhur 7.6 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version