Gjuhet në shtëpi, në rrugë, madje edhe në institucione. Buletini i policisë është përplot me kronikë të zeza. Në dy javët e fundit, Maqedonia e Veriut është tronditur nga një serë rastesh – një qiramarrës vrau një pronar, në Prilep një punonjës i qendrës për punë sociale mezi shpëtoi gjallë.
“Hulumtimet e fundit tregojnë se në vend janë mbi 620 mijë copa armë, nga të cilat 450 mijë konsiderohen të paligjshme. Kjo do të thotë se për çdo 100 persona, 30 kanë armë, nga të cilat tetë kanë licencë për armë dhe 22 nuk kanë.”
Të dhënat tregojnë se ka shumë armë për kokë banori. Maqedonia renditet e shtata në një hulumtim që përfshinte 34 vende të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, për zotërimin e armëve të paligjshme.
Policia thotë se po merr masa dhe se ka pasur keqpërdorime kur punonjësit e policisë kanë dhënë leje në mënyrë të paligjshme.
” Në lidhje me lejet e lëshuara pas kërkesave për leje për pajisjen me armë në kundërshtim me Ligjin për Armët, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ka paraqitur një padi penale për veprën penale të” Punë e pandërgjegjshme në Shërbim”sipas nenit 353-c paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kundër 25 punonjësve të Ministrisë së Brendshme,” thonë nga MPB
Kallëzim penal për 25 punonjës policor
Në mënyrë të paligjshme janë dhënë leje për pajisje me armë
Gjykata Penale thotë se për tetë vjet, përkatësisht nga viti 2014 deri në vitin 2023, për prodhim, mbajtje dhe trafikim të paautorizuar të armëve, Prokuroria nga gjithsej 339 persona që nuk posedonin dokumente adekuate për posedim të armëve, me burg dënoi 130 persona, ndërsa 198 iu dha vetëm dënim me kusht, dhe tre persona u liruan nga akuza.
Gjykata Themelore Penale Shkup
Për 8 vjet, burg për 130 persona për armëmbajtje pa leje.
Për të marrë licencë për armë në Maqedoninë e Veriut, duhet që personi të jetë të paktën 18 vjeç, të jetë i aftë ligjërisht për punë, të jetë i aftë për të zotëruar dhe mbajtur armë, të ketë vendbanim në vend me letërnjoftim të vlefshëm, si dhe të ketë arsye të justifikueshme për blerjen e armëve. /alsat.mk
Në Maqedoni ka 620,000 copa armë, nga të cilat 420,000 janë të paligjshme appeared first on Telegrafi.