Në Kuvend sot do të mbajnë seancë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.
Në rend dite të këtyre dy komisioneve parlamentare është një pikë e vetme – Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Drejtorinë doganore, me procedurë të shkurtuar në leximin e dytë.
Siç thuhet në sqarimin e publikuar në faqen e Kuvendit, me këtë propozim parashihet edhe një zëvendësdrejtor, i cili rregullon strukturën drejtuese të Drejtorisë doganore dhe mundëson kryerjen më efektive të detyrave në kompetencë të institucionit.
“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë doganore bazohet në të njëjtat parime mbi të cilat bazohet teksti bazë i Ligjit për Drejtorinë doganore, me qëllim të riorganizimit të strukturës menaxhuese të Drejtorisë doganore dhe mundësimit të performancës më efikase dhe efektive të detyrave në kompetencë të institucionit”, thuhet në elaborimin e Projektligjit.
Në Kuvendin e RMV-së sot seanca të dy komisioneve appeared first on Telegrafi.