Gjatë ditës së sotme në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska u promovua çerdhja e re në kuadër të kopshtit të fëmijëve “Lulishtja”.
Kryetari Taravari rikujtoi se gjatë vitit 2017 ka pasur 400 vende në çerdhet e Gostivarit, ndërsa tani ka 800 fëmijë. Përkatësisht është dyfishuar numri i fëmijëve që marrin përkujdesje në çerdhe.
“Lista e pritjes me hapjen e këtij kapaciteti do të ulet në 150, kurse në fillim të qeverisjes sonë e gjetëm me 350 deri 400. Kënaqësi e veçantë është të shoh kushtet në këtë çerdhe si dhe në të gjitha çerdhet tjera”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Nga Komuna e Gostivarit thonë se vazhdimisht kujdesen për arsimin parashkollor për shkak se siç thonë, investimi në arsim është investim për të ardhmen./Telegrafi/
Në Komunën e Gostivarit hapet çerdhe e re, rritet numri i fëmijëve që marrin përkujdesje appeared first on Telegrafi.