Qëllimi është të reduktohet turma në spitalin ditor, i cili është identifikuar si një nga problemet më serioze, si dhe të sigurohet trajtimi adekuat i këtij grupi të pacientëve në institucionin që trajton numrin më të madh të sëmundjeve malinje dhe është unik në shëndetësinë terciare të këtij lloji.
Pacientët deri në orën 20:00 në turnin e dytë tashmë do të mund ta marrin këtë shërbim shëndetësor në spitalin ditor.
Ndryshe, Klinika e Onkologjisë merr pjesë aktive në aktivitetet për hapjen e repartit onkologjik dhe ofrimin e terapisë për pacientët me sëmundje malinje në spitalin “8 Shtatori”, ku për disa javë pritet të funksionojë aktiviteti poliklinik ambulator në fushën e onkologjisë dhe qëllimi është shpërndarja e terapisë dhe shkarkimi i punës së Onkologjisë së Shkupit.
Në Klinikën e Onkologjisë në Shkup është vendosur puna me dy turne në spitalin ditor. appeared first on Telegrafi.