Në Klinikën “8 Shtatori” vazhdon trajtimi i të lënduarve në tragjedinë e rëndë në Koçan. Nga gjithsej 32 të lënduar qepo trajtoheshin në këtë spital, 13 janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në shtetet fqinje dhe evropiane. 7 nga të shtruarit janë në kujdes intensiv, ndërsa të tjerët në gjendje të qëndrueshme. Drejtori i “8 shtatorit” tha se është e pamundur të flitet për gjendjen e pacientëve pasi ajo ndryshon nga ora në orë.

“Pacientët që janë te ne kryesisht kanë djegie të shkallës së dytë e madje edhe të shkallës së tretë varësisht ku ishin të ekspozuar ndaj efekteve të zjarrit dhe flakëve. Më shpesh ato janë shpërndarë në kokë dhe në duar. Pjesa tjetër e dëmtimeve që e bën më të rëndë pasqyrën klinike janë thithja e ajrit të nxehtë ose gazeve toksike nga djegia e materialeve dhe lëndimet e llojit të tretë janë ato që kanë ndodhur në luftën për jetën, praktikisht kur pacientët kanë kaluar mbi njëri-tjetrin dhe janë lëndime të natyrës traumatike në formën e mavijosjeve, frakturav”, deklaroi Sinisha Stojanovski, drejtor i Spitalit “8 Shtatori”.

Ndërkohë Drejtori i Fondit Shëndetësore tha se autoritetet shëndetësore po bëjnë të pamundurën për t’i dhënë shërbimin e duhur të lënduarve. Sipas tij kapacitetet në shtetet fqinje janë plotësuar dhe për këtë arsye të gjitha rastet e tjera kritike do të dërgohen në vendet evropian, përkatësisht në Holandë, Itali e Belgjikë.

“Pacientët që do të mbeten në vend do të marrin kujdesin maksimal që mos të ndjehen se nuk marrin trajtimin e duhur. Veprojmë sipas kritereve, kozoliumi punon. Nga drejtorët e disa Klinikave vendoset, varësisht gjendjes kritike të pacientëve nëse duhet të dërgohen për shërim jashtë vendit ose do të mbeten këtu. Apelojmë të gjithë që kanë qenë në vendin e tragjedisë, pavarësisht nëse ndjejnë ose jo diçka të paraqiten tek mjeku për të kaluar të gjitha kontrollet e duhura sepse ekziston mundësia për pasoja në organet respiratorë”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor i FSSH.

Klekovski apeloi familjarët mos bien pre e dezinfomatave për gjendjen e të lënduarve. Për çdo ndryshim eventual të gjendjes së tyre, Klekovski tha se familjarët do të njoftohen me kohë. /Alsat/

Në Klinikën “8 Shtatori” vazhdon trajtimi i të lënduarve në tragjedinë e rëndë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version