Në Saraj, Gostivar e Aerdorom me shumë gjasa do të mbahen zgjedhje të parakohshme komunale.

Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit ka konflikt me pozitën e kryetarit të komunës.

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka vendosur të largohet nga posti i kryetarit të komunës së Sarajit dhe t’i përkushtohet punës parlamentare. Mandati deputet i Bexhetit dje në Kuvend u verifikua, me çka Saraji do të duhet të zgjedh kryetar të ri.

Edhe emri i Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, po përmendet gjithnjë e më shumë si ministër i ardhshëm i Shëndetësisë, dhe nëse ai pranon të jetë ministër, zgjedhjet të parakohshme lokale do të mbahen edhe në Gostivar.

Në disa komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version