Tre shkupjanë të moshës 20, 21 dhe 26 vjeçare dyshohet se kanë kryer prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, njofton Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup.
“Nga nëntori i vitit 2024 deri në mars të vitit 2025, të dyshuarit, si dhe persona të tjerë aktualisht të panjohur, së bashku, me qëllim të shitjes, në vendin e tyre dhe në disa lokacione nëpër Shkup, kanë ruajtur drogën narkotike marihuanë dhe amfetaminë në bunkerë të improvizuar në komunën e Butelit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Shkupit.
Policia ka kryer tetë kontrolle në lokacione të ndryshme, duke gjetur mbi 800 gramë marijuanë, një sasi më të vogël amfetamine dhe sende të tjera me gjurmë droge.
“Kërkimet mjeko-ligjore të vijave papilare dhe materialeve të ADN-së në narkotikët e gjetur të fshehur kanë konfirmuar gjurmët e të dyshuarve”, njoftoi Prokuroria e Shkupit.
Prokurori publik ka dorëzuar propozim te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup që tre të dyshuarit të caktohen në paraburgim, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe përsëritjes së veprës penale.
Në bunkerë të improvizuar kanë ruajtur drogë, Prokuroria hap procedurë për tre persona nga Shkupi appeared first on Telegrafi.