Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,16 % në raport me vendimin e datës 20.5.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 1,00 den/l. Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,176 den/kg dhe do të jetë 42,453 den/kg.
Nga data 28.5.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,453 (denarë/kilogram).
Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.