Bashkimi Evropian javën e kaluar filloi të punojë mbi idetë e reformës për të lehtësuar procesin e zgjerimit. Në arsyetimin e Komisionit thuhet se “Unioni duhet të thellohet derisa zgjerohet dhe të përdorë zgjerimin si katalizator për përparimin”. Një nga çështjet më të rëndësishme është mënyra e marrjes së vendimeve, nëse Unioni do të vazhdojë të vendosë unanimisht apo me shumicë të kualifikuar.
Sipas Marko Troshanovskit nga Instituti për Demokraci, kjo çështje mund të ndikojë dukshëm në procesin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut.
“Ajo që na prek ne, sigurisht është mënyra e marrjes së vendimeve. Vendimmarrja aktuale unanime çon në një situatë ku secili vend anëtar mund të bllokojë çdo vendim në çdo fazë. Neve kjo sigurisht na reflektohet nga aspekti i procesit të bisedimeve që është përpara nesh dhe kjo është arsyeja pse ka kaq shumë rezistencë në shoqërinë tonë, duke ditur se vendet qëllimkeqe ose proksi lojtarët e tyre, anëtare të BE-së, mund të na bllokojnë për çfarëdo gjëje”, tha Marko Troshanovski – Instituti për Demokraci.
Troshanovski përkujton se vendet anëtare të Bashkimit do të duhet të vendosin njëzëri nëse do të përdoret parimi i shumicës së kualifikuar në të ardhmen. Ai shton se në këtë drejtim është i rëndësishëm edhe rezultati i zgjedhjeve të ardhshme në Bashkimin, veçanërisht nëse partitë e djathta, të rezervuara ndaj zgjerimit, marrin mbështetje më të madhe. Sipas Troshanovskit, në këtë fazë është shumë herët që të ndodhin ndryshime të tilla, por nuk përjashton që ato të ndodhin deri në afatin e caktuar për zgjerimin e Bashkimit – 2030.
“Duhet bërë shumë në aspektin e lobimit, shantazhit, negociatave, harmonizimit të interesave etj., ndaj jemi larg që diçka nga kjo të jetë efektive shpejtë. Është e rëndësishme që procesi ka nisur, se është i zhurmshëm dhe që grupi i miqve të ndryshimeve në dokumentet e themelimit po rritet gjithnjë e më shumë, ndërsa i përfshin anëtaret më të vjetra dhe më me ndikim të Bashkimit”, shtoi Marko Troshanovski – Instituti për Demokraci.
Në të ashtuquajturin dokumentin të reformës së Komisionit, thuhet se në një Bashkimi të zgjeruar do të ishte edhe më e vështirë arritja e unanimitet dhe kështu do të ishte rritur rreziku i bllokimit të vendimeve të caktuara nga të paktën një shtet anëtar./Alsat.mk
Ndryshimet në procesin e vendimmarrjes në BE dhe pasojat e mundshme për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.