Ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e numrit të zjarreve dhe vërshimeve vitin e kaluar. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat thonë se edhe këtë vit presin përmbytje në pranverë dhe numër të madh të zjarreve në verë.
“Si Qendër për menaxhim me krizat, fatkeqësisht edhe këtë pranverë përsëri presim të ketë vërshime dhe përsëri vera do të jetë shumë e nxehtë dhe e thatë, përsëri presim numër të madh të zjarreve, për këtë arsye i përgatisim të gjitha resurset që janë të domosdoshme për zjarret”, deklaroi Stojançe Angellov, Qendra për Menaxhim me Krizat.
Nga Qendra për Ndryshime Klimaterike thonë se për tu ballafaquar me situatat e tilla, nevojiten më shumë kapacitete njerëzore, pajisje dhe bashkëpunim mes sektorëve.
“Maqedonia ka sistem për paralajmërim të hershëm, kemi të vendosur mekanizëm për mbrojtje civile dhe ai funksionon, megjithatë nevojiten kapacitete njerëzore dhe shumë më shumë pajisje dhe bashkëpunim mes sektorëve që të mund të përmirësohet gjendja”, u shpreh Bojana Stanoeska, Kryetare e Qendrës për Ndryshime Klimatike.
Ministrja e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, tha se shteti po punon për mbrojtjen e ambientit.
“Punojmë në tranzicionin e gjelbër sepse Maqedonia në Dubai nënshkroi memorandum bashkëpunimi së bashku me institucionet financiare dhe i konfirmoi ambiciet, se po vepron heqjen e qymyrit si burim energjie. Strategjia e shtetit shkon në atë drejtim, fotovoltaikë, dalëngadalë do të heqim karburantet joekologjike… ”, u shpreh Kaja Shukova, Ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinorë.
Këto komente u bënë në konferencën në kuadër të projektit “Rritja e qëndrueshmërisë klimatike në nivel lokal” të zbatuar nga Qendra për Ndryshime Klimatike, të financuar nga Qeveria suedeze./Alsat/
“Ndryshimet klimatike”, QMK në Maqedoni këtë vit pret më shumë zjarre dhe përmbytje appeared first on Telegrafi.