Në kantieret e Maqedonisë punohet edhe në mbi 40 gradë. Pikërisht mesditën e sotme në njërën nga rrugët e Shtipit po shtrohej asfalt i nxehtë, në tjetrën punëtorët e ndërtimit shkarkonin materialet, ndërsa në kantierin e tretë po mblidhnin mjetet e punës.

Ministritë përkatëse, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Ekonomisë ende nuk kanë miratuar masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta në këtë valë të të nxehtit.

“Glasen Tekstilets” apelon që masat të merren menjëherë, për të mbrojtur punëtorët, të cilët kryesisht punojnë jashtë.

Lexo po ashtu
ISHP-Maqedoni me këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga temperaturat e larta

“Glasen Tekstilets” ka pranuar rreth 15 ankesa nga punëtorët për valën e mëparshme të të nxehtit, shumica e të cilave janë për temperaturë joadekuate në fabrika, edhe pse të gjitha janë me ajër të kondicionuar.

Punëtorët e Shtipit reagojnë edhe për transportin me autobus në të cilin kondicionerët nuk ndizen gjatë transportit të punëtorëve.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla që qytetarët të mbrohen nga moti i nxehtë./Telegrafi/

Ndërtimtaria në Maqedoni nuk ndalet edhe në temperatura mbi 40 gradë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version