Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme e RMV-së është ndriçuar dje dhe sot me ngjyrë të kaltër me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të formimit të Aleancës, si dhe mbajtjes së Samitit të NATO-s në Uashington.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është një aleat i besueshëm i NATO-s me një kontribut aktiv në forcimin e sigurisë kolektive dhe ruajtjen e stabilitetit transatlantik.

Së bashku me aleatët tanë në Aleancë, ne qëndrojmë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimet për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/

Ndërtesa e MPJ-së së RMV-së u ndriçua në ngjyrë të kaltër, me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të formimit të NATO-s appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version