MPB Maqedoni njofton se më datë 15.04.2025 rreth orës 19.30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria Sh.B (51) nga Kosova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal.
“Gjegjësisht, gjatë kontrollit kufitar, ai ka paraqitur dokumente për veturën e pasagjerëve Volkswagen Golf me targa kombëtare të Kosovës, të cilën e ka vozitur dhe në pasaportën e tij ka vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurosh”.
“Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Ndalohet një shtetas i Kosovës nga Policia e Maqedonisë, tentoi të korruptojë policët me 10 euro appeared first on Telegrafi.