Sot në ora 05:50 në Shkup, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë ndaluar 29-vjeçarin B.D. nga fshati Haraçinë, Shkup.

Ai dyshohet se sot rreth orës 05:30 në një kazino në Shkup, në zonën e Gazi Babës, ka marrë para nga arka duke përdorur forcë ndaj punonjësit. Mjetet e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarit.

Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Ndalohet një person në Shkup, grabiti një kazino appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version