Sot (26.08.2024) në ora 12:45 në bulevardin “Çlirimi” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga DPB e Kërçovës kanë ndaluar R.H.(27).
“Ai dyshohet se më herët në zonën industriale “Ivanidol” afër Kërçovës ka ndezur një kabllo elektrike, pas së cilës ka shpërthyer zjarri, i cili së shpejti është përhapur në një sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë”, njoftojnë nga MPB.
Nuk ka persona të lënduar, ndërkaq ka intervenuar Njësiti Territorial Zjarrfikës nga Kërçova.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër R.H. do të dorëzohet kallëzim përkatës./Telegrafi/
Ndalohet një person në Kërçovë, ka djegur një sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë appeared first on Telegrafi.