
MPB njofton se ka ndaluar një 54-vjeçar nga Kavadari për shkak se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
“Me datë 24.03.2025, në ora 18.05, nga ana e Policisë së Kavadarit është raportuar se në rrugën rajonale Kavadar – Drenovë, automjeti i pasagjerëve “Fiat Stilo” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga B.I (54) nga fshati Vozarci i Kavadarit, ka dalë nga rruga.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kavadarit ka kryer kontroll, gjatë të cilit është konstatuar se B.I. ishte duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, që do të thotë se niveli i alkoolit në gjak i ishte matur 2.60 promilë.
Ai është ndaluar në stacionin e policisë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të bëhet kallëzim nga neni 297a “Drejtimi i automjetit nga pakujdesia”./Telegrafi/
Ndalohet një person në Kavadar, ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.