SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një 27-vjeçar nga Gostivari i cili kërkohej me urdhër qendror për vuajtjen e dënimit me burg.

“Më datë 12.05.2024 në ora 23:50 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivari kanë ndaluar personin F.B.(27) nga Gostivari.

Ai kërkohej me një urdhër qendror bazuar në një urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Personi është dërguar në IKNP-Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Ndalohet një person në Gostivar, kërkohej me urdhër qendror appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version