Më datë 15.01.2024 rreth orës 19.40 në fshatin Kosturino të Strumicës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Vëzhgim Kufitar dhe Kontroll Kufitar Star Dojran në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Lindje kanë ndaluar I.M.(30) nga fshati Gradoshorci, Komuna e Vasilevës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “kontrabandim me imigrantë”.
“Përkatësisht, rreth orës 19:30 në rrugën rajonale P-1401, në vendin e quajtur “Valandovsko Bërdo”, zyrtarët policorë u kanë dhënë shenjë ndalimi dy veturave “BMW”, me targa të Manastirit dhe Shtipit, por veturat nuk janë ndalur, pasi e cila në fshatin Kosturino është ndalur automjeti tip “BMW” me targa të Shtipit, i cili drejtohej nga I.M., në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur shtatë imigrantë nga Siria.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Ndalohet një person në Dojran, kontrabandonte imigrantë nga Siria appeared first on Telegrafi.