Policia ka arrestuar një djalë të ri, 21 vjeç, nga fshati Kriva Pallankës, i cili dyshohet se në mes të ditës ka therur me thikë një nga Shkupi.
“Sot (04.03.2024) në ora 08:20 në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.Gj.(21) nga fshati Kriva Pallankës.
Ai dyshohet se më datë 03.03.2024 në ora 13:30 në afërsi të Qendrës së Transportit në Shkup me lëndë të mprehtë e ka sulmuar A.P.(24) nga Shkupi dhe i ka shkaktuar lëndime, konstatuar nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri”, informoi MPB-ja.
“Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë organet kompetente.
Ndalohet një djalë, dyshohet se ka goditur me thikë një person nga Shkupi appeared first on Telegrafi.