Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 22-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “shantazh”.
I dyshuari me qëllim të përfitimit të përfitimit pasuror të kundërligjshëm përmes rrjeteve sociale ka rënë në kontakt me një grua 20 vjeçare nga Shkupi, së cilës i është prezantuar rrejshëm dhe më pas për një kohë të gjatë e ka shantazhuar se nëse ajo nuk i paguante 300 euro, ai do të publikonte foto dhe video komprometuese për të.
Ajo i ka paguar 150 euro, por ai ka vazhduar ta shantazhojë çdo ditë, pas së cilës ajo ka denoncuar rastin. Me dorëzimin e marrëveshjes së një pjese të parave, i dyshuari është kapur dhe i është hequr liria.
Ndaj tij janë vendosur masa sigurie, d.m.th., ndalim daljeje nga vendbanimi, detyrim për t’u paraqitur herë pas here në gjykatë, i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit dhe ndalim për dhënien e një të reje, ndalim për afrim dhe lidhje me të dëmtuarit, si dhe ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale përmes të cilave ka kryer veprën penale.
Ndalohet 22-vjeçari nga Shkupi: Dyshohet se i ka kërkuar një vajze 300 euro që të mos publikojë foto eksplicite appeared first on Telegrafi.