
MPB Maqedoni njofton se dje 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri Rrugore Tetovë dhe Gostivar kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë, gjatë të cilit janë evidentuar 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61).
Gjatë kontrollit, shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2) për shkak të vozitjes së shpejtë.
“Në magjistralen Shkup-Tetovë, në stacionin e pagesës Zhelinë, është ndaluar M.B. (47) nga fshati Çellopek, rajoni i Tetovës, pasi ka vozitur me shpejtësi prej 178 km/h me veturën e udhëtarëve “Rover” me targa kombëtare zvicerane, në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h”.
“Në të njëjtin vend, është privuar nga liria R.A. (42) nga Tetova, e cila me shpejtësi prej 172 km/h drejtonte automjetin e udhëtarëve “Peugeot” me targa të Tetovës. Gjithashtu, në stacionin e pagesës Zhelinë, është ndaluar A.A. (33) nga fshati Rakovec, pasi me shpejtësi prej 193 km/h ka drejtuar veturën e udhëtarëve Audi me targa të Tetovës”.
“Në magjistralen Shkup-Tetovë, afër vendit “Studena Voda”, është ndaluar V.Z. (24) nga fshati Zhelinë, rajoni i Tetovës, pasi me shpejtësi prej 179 km/h në vendin ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h e ka drejtuar veturën e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës dhe S.Sh. (30) nga Tetova për drejtimin e automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 177 km/h”.
“Ndërsa në rrugën Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesave Gostivar, është ndaluar A.M. (42) nga Shkupi pasi me shpejtësi prej 171 km/h në vendin ku lejohet shpejtësia 80 km/h e ka drejtuar veturën e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, ndërsa N.B. (54) nga Ohri është arrestuar pasi me shpejtësi prej 165 km/h ka drejtuar veturën e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Ohrit. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 297a i Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Ndalohen shtatë persona në territorin e SPB Tetovë, tejkaluan shpejtësinë gjatë drejtimit të automjeteve appeared first on Telegrafi.