SPB Tetovë njofton se është denoncuar një rast i shkeljes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Një 19-vjeçar dhe një i mitur janë kapur nga Policia e Tetovës duke ngjitur materiale propaganduese në fshatrat e Tetovës.
“Më 23.04.2024 në ora 01.05 nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë vepruar ndaj denoncimit se persona që kanë qenë me automjet, në fshatrat e Tetovës, gjatë heshtjes zgjedhore kanë ngjitur material propagandues për zgjedhjet presidenciale, ku në Siniçan janë kapur R.R.(19) dhe një i mitur, që të dy nga i njëjti fshat. Me të njëjtit është realizuar bisedë zyrtare në sektorin policor në Kamjan dhe është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim.
SPB Tetovë njofton se janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit.
Ndalohen dy persona në Tetovë, ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore appeared first on Telegrafi.