Pas procedurës parahetimore shumëmujore të zhvilluar në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje nën udhëheqjen e prokurorit publik në fjalë, MPB ka kryer aksion në të cilin janë kryer bastisje në disa lokacione në rajonet e Shkupit, Velesit, Tetovës dhe Gostivarit. Janë ndaluar 23 persona në operacion dhe një person nuk është në dispozicion të organeve të rendit.
Nga Prokuroria thonë se personat e ndaluar dyshohen për një sërë veprash penale që kanë shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.
Në bazë të kallëzimit penal, prokurori në fjalë ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 49 personave.
Të dyshuarit gjatë procedurës së sotme janë sjellë para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale. Prokuroria, duke marrë parasysh veprat penale të kryera nga secili i dyshuar veç e veç, si dhe lartësinë e dënimeve të kanosura dhe plotësimin e rrethanave për caktimin e masave të sigurisë, propozoi caktimin e paraburgimit për 12 të dyshuarit, ndërsa për tre të dyshuarit u shqiptua masa e arrestit shtëpiak, ndërsa për personat e mbetur u propozua masa e kujdesit./Telegrafi/
Ndalohen 23 persona, po hetohet për 49 persona për pensione të paligjshme invalidore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.