Profesoresha Mirjana Najçevska u përgjigj dhe shpjegoi se nuk kërkon nga ASHAM që të shtohet një veriore, por se ASHAM duhet të jetë në Maqedoninë e Veriut dhe jo në maqedonase.

“Nuk e di çfarë gjuhe flas, por dukshëm është ndryshe nga ajo e gazetarëve.

Jo, nuk po kërkoj nga ASHAM të shtojë një veriore, por besoj se Akademia e Shkencave duhet të jetë Akademia e Maqedonisë së Veriut, dhe jo maqedonase”, shkruan Najçevska.

Pra, thotë Najçevska, përkatësia etnike duhet të ndahet nga ajo që përfaqësojnë institucionet e shtetit në një shtet multikulturor si Maqedonia.

“Përndryshe, çdo komunitet etnik do të kërkojë akademinë e vet të shkencave.

Pra ose është institucion i shtetit ose është institucion i përcaktuar etnikisht.

Nuk mund të jenë dy në një.

Unë jam maqedonase etnike dhe Akademia e Shkencave është akademi e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ajo.

Edhe kryeministri, Hristijan Mickoski dje në thirrjen e tij drejt ASHAM, tha se shkenca nuk duhet të etnizohet./Telegrafi/

Najçevska, ASHAM-it: Përkatësia etnike duhet të ndahet nga ajo që përfaqësojnë institucionet në një shtet multikulturor si Maqedonia appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version