Përkushtimi i qeverisë së re për anëtarësim të shpejtë të vendit në BE u theksua edhe një herë në takimet e sotme me zyrtarë të lartë të BE-së, tha ministri për Çështje Evropiane Orhan Muetezani, i cili e shoqëroi kryeministrin Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel.
“Këtë e dëshmuam me faktin se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është ndër prioritetet e para në programin e qeverisë, por edhe me miratimin e shpejtë të agjendës së reformave, e cila është pjesë e Planit të Rritjes”, tha Murtezani.
Sipas tij, ky Plan për rritjen e Ballkanit Perëndimor, i propozuar nga Komisioni Evropian, paraqet një kornizë përmes së cilës BE i trajton vendet e rajonit në mënyrë të ngjashme sikur të ishin anëtare të BE-së, duke pasur parasysh se shuma e fondeve që do të vihen në dispozicion të tyre është në një nivel gati 90 për qind të asaj që marrin vendet e bllokut.
“Nëse i shtohen zhvillimet gjeopolitike dhe prioriteti i BE-së në politikën e zgjerimit, mendoj se është një moment i shkëlqyer që ne si vend të ecim shpejt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi Murtezani./Telegrafi/
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së appeared first on Telegrafi.