Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, vizitën e tij të punës në Bruksel e përmbylli me takimin me Sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS), Stefano Sanino ku u shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane dhe gjendjen në rajon.
Në takimin e fundit të vizitës dyditore, ministri Murtezani hapi disa çështje kryesore me rëndësi të veçantë për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe përforcimin e harmonizimit të saj me standardet dhe politikat e BE-së.
Gjithashtu u theksua rëndësia e shfrytëzimit të momentit të ri për dinamizimin e procesit të zgjerimit të BE-së në kontekstin aktual gjeopolitik, si projekt i cili do të kontribuojë për përforcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen financiare nga Fondi Evropian i Paqes (EPF) në vlerë prej 13 milionë euro i cili do të ndihmojë në modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe do t’i përforcojë kontributet të tij në iniciativat e sigurisë së BE-së.
Sanino përshëndeti harmonizimin e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së (CFSP), e cila pasqyron orientimin strategjik evropian dhe respektimin e parimeve dhe vlerave themelore të politikës së jashtme të Unionit.
Ministri nënvizoi rëndësinë e lidhjes së partneritetit të ardhshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në mbrojtje dhe siguri – një nga vendet e para që do të nënshkruaje dokument të tillë.
Murtezani – Sanino: Të shfrytëzohet dinamizimi i procesit të zgjerimit të BE-së në kontekstin aktual gjeopolitik appeared first on Telegrafi.