Ministri i Çështjeve Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot në Budapest është takuar me homologun e tij hungarez, Janos Boka.
Siç kumtojnë nga kabineti i Murtezanit, takimi është përqendruar në avancimin e procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, i cili, siç shkruhet, është një nga prioritetet kryesore të Hungarisë në kuadër të kryesimit të saj me Këshillin e BE-së.
“Bashkëbiseduesit konstatuan se realizimi i Agjendës reformuese është e një rëndësie thelbësore për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve dhe rritjen e shpejtë ekonomike. Në takimin në Budapest, siç shkruhet në njoftimin e kabintetit, ministrat kanë shprehur përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer”.
“Kanë rënë dakord se gjatë presidencës së Hungarisë të Këshillit të BE-së, do të bëhen përpjekje shtesë për të përshpejtuar procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut dhe për të forcuar nismat rajonale që do të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Murtezani në takim me homologun hungarez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për stabilitetin e rajonit appeared first on Telegrafi.