Në kuadër të vizitës së tij të punës në Ukrainë, ministri Orhan Murtezani realizoi disa takime në të cilat konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për procesin euro-integrues të Ukrainës.

Siç njoftoi MÇE, Murrtezani në Ukrainë theksoi edhe harmonizimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, e cila është bazë për orientimin tonë strategjik në lidhje me sfidat globale të sigurisë.

Murtezani gjithashtu sqaroi se me qëllim për të përforcuar rolin si partner i përgjegjshëm dhe konstruktiv në skenën ndërkombëtare, Maqedonia e Veriut, në kontekst të përkushtimit të saj në procesin e integrimeve evropiane, do të vazhdojë në mënyrë aktive të mbështesë përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të NATO-s për zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, promovimin e stabilitetit dhe pjesëmarrjen aktive në nismat globale për avancimin e sigurisë në rajon.

Në kontekst të zhvillimeve aktuale gjeopolitike dhe sfidave të reja që dalin nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë, Ministri Murtezani në takim theksoi se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, do të harmonizojë qëndrimin e saj me strategjitë dhe vendimet që do të merren nga Aleanca.

“Ne dënojmë agresionin rus dhe japim mbështetjen tonë të plotë udhëheqësve ukrainas në përpjekjet e tyre për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon së bashku me partnerët tanë të përbashkët strategjikë. Në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë të NATO-s, do të vazhdojmë të angazhohemi për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme që do t’i sjellë fund luftës dhe do të sigurojë paqe afatgjatë. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në proceset që do të çojnë drejt stabilitetit, duke mbështetur popullin ukrainas në luftën e tyre për liri dhe siguri”, ministri Murtezani.

Murtezani në Kiev: RMV dënon agresionin rus, japim mbështetje të plotë ndaj Ukrainës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version