Ministri i Çështjeve Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në “360 Shkallë” tha se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së tregon se procesi i zgjerimit është gjallë. Ai madje tha se kjo ndodh me shpejtësi të madhe.

“Jo vetëm që procesi i integrimit është gjallë, por po ndodh me një shpejtësi shumë më të madhe. Ajo që Mali i Zi ka kaluar ose realizuar në gjashtë muajt e fundit, në kushte normale pa agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, do të duhej të përfundonte në një periudhë prej tre deri në katër vjet”.

“Prandaj, them se ky moment duhet të ndikojë te ne që të punojmë edhe më shumë për të gjetur zgjidhje dhe ta kapim hapin për avancim të shpejtë”, tha Murtezani.

Ai theksoi se kjo nënvizon rëndësinë e momentit aktual dhe nevojën për të përshpejtuar reformat dhe proceset integruese në vend.

Murtezani: Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia tregon se zgjerimi është i gjallë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version