Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot pasdite kumtoi se më 18 nëntor në Prishtinë do të mbahet takim bilateral mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Murtezani në intervistë për “Lajm”-in potencoi se rëndësia e kësaj vizite është përforcimi i bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon.

“Më 18 nëntor Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë, për takim bilateral qeveri me qeveri. Kjo vizitë është dëshmi për oprientimin e qartë të Qeverisë drejt bashkëpunimit rajonal dhe përforcimit të raporteve me Kosovën, duke i hedhur poshtë akuzat dhe shpifjet e opozitës shqiptare se qeveria e re është e orientuar drejt Serbisë. Me këtë vullnet bien në ujë të gjitha ato akuza të opozitës, posaçërisht të asaj shqiptare, të cilat tentojnë ta mbulojnë frikën nga pranimi i faktit se janë në opozitë duke shitur mjegull se Maqedonia e Veriut është e orientuar drejt Serbisë”, tha Murtezani, qëndron në informatën nga partia politike Alternativa e koalicionit VLEN.

Murtezani: Më 18 nëntor takim bilateral mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version