Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese”.
I dyshuari, një pensionist 66-vjeçar, në shtëpinë e tij në Kozle, kishte posedim të paautorizuar të municionit dhe lëndëve plasëse që janë të ndaluara për qytetarët – një granatë dore e mbushur me 100 g. eksploziv TNT dhe një çakmak, 181 fishekë të kalibrave të ndryshëm të destinuar për pushkë automatike dhe mitralozë të rëndë, gjashtë kavanoza plumbash të madhësive të ndryshme me masë totale rreth 2800 gram, katër thasë najloni me barut dhe dy vegla për prodhimin e municioneve të gjuetisë.
Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së veprës penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak për të dyshuarin./Telegrafi/
Municione dhe eksploziv janë gjetur në shtëpinë e një pensionisti në Kozle appeared first on Telegrafi.