Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nevojë për të paktën 40 inspektorë të rinj me qëllim që të sigurohet garanci më e madhe e ushqimit në treg. Drejtori i Agjencisë së Ushqimeve dhe Veterinarisë, Nikollçe Babovski tha se nga Qeveria e re do të kërkohen punësime të reja.

“Ka megjithatë numri I inspektorëve gjithmonë mundet dhe duhet të jetë më i lartë, me këtë sigurojmë garanci, akoma më të madhe për atë që është në treg. Momentalisht kemi rreth 180 inspektorë për të gjitha repartet, domethënë në përgjithësi…. Na duhen të paktën edhe 40 inspektorë”, tha Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë së ushqimeve dhe veterinarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë siguron këmbëngul se qytetarët në Maqedoninë e Veriut konsumojnë ushqim të sigurt, duke nënvizuar se në vetëm 5 muaj janë realizuar rreth 22 mijë kontrolle inspektuese.

“Po ne konsumojmë ushqim të sigurt, cilësinë e ushqimit e konfirmojnë prodhuesit ose përpunuesit ata që janë të obliguar për këtë dhe vetë numri I inspektimeve që ua thash tregon se vërtetë inspektorët tonë me ndërgjegje e kryejnë punën”, deklaroi Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë së ushqimeve dhe veterinarisë.

Babovski thotë se në botë më shumë se 600 milion njerëz në vit sëmuren prej ushqimit të pasigurt, jo të duhur dhe të parregullt, ndërsa rreth 420 milion njerëz në vit vdesin si pasojë e ushqimit të pasigurt./Alsat/

Mungojnë inspektorët për kontroll të ushqimit në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version