Asnjë fëmijë-nxënës nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara duhet të pranohen në shkolla, tha më herët Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Ajo kishte theksuar se ishte rritur ndjeshëm numri i asistentëve për këtë vit dhe se do të angazhoheshin më shumë nëse do të kishte kërkesa nga prindërit.
– Fëmijët me aftësi ndryshe kanë dhe do të kenë asistentë. Deri më tani janë siguruar 815 asistentë, për 200 asistentë të tjerë pritëm ribalancin e buxhetit, për t`i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kreu detyrën e saj ndërsa konkurset për asistentë janë përgjegjësi e shkollave me qendra burimore dhe detyra e tyre është të planifikojnë se kur do të shpallin dhe publikojnë konkursin” – tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Realiteti flen ndryshe nga premtimii dhën i ministres së Arsimit. Fillimi i vitit shkollor ka nisur me pasiguri dhe shqetësimi të mëdha nga prindërit e nxënësve me aftësi të kufizuara, të cilët po përballem me mungesën e asistenvëte edukativë, thonë nga e Majta. Sipas tyre, njoftimet për punësimin e asistentëve janë bërë me vonesë, me dyshime për mundësinë e rekrutimit të ushtarëve partiakë nga OBRM-PDUKM dhe ZNAM, ndërsa profesionistët me përvojë nuk kanë vazhduar kontratat e tyre.
“Levizja e Majta ka marrë një numër të madh reagimesh nga prindërit, fëmijët e të cilëve kanë përdorur asistentë gjatë vitit të kaluar shkollor, për këtë vit edhe pse nuk ka ndryshim në funksionalitetin e fëmijëve, Komisioni për Vlerësimin Funksional nuk u cakton asistent që është thelbësisht të nevojshme për funksionimin efektiv të tyre në procesin e rregullt mësimor! Në opinion po bëhen më të zhurmshme akuzat se njoftimet për punësimin e asistentëve arsimorë janë me vonesë, për të marrë kohë për rekrutimin e ushtarëve partiakë nga OBRM-PDUKM dhe ZNAM në pushtet, ndërkohë që punonjësit me vite përvojë në këtë fushë të ndjeshme nuk janë, nuk u janë vazhduar kontratat” – thonë nga E Majta.
E majta i bën apel ministres që ta marrë seriozisht rolin e saj si përgjegjëse dhe të mos e lejojë atë për shkak të “vështrimeve të fshehta” partiake, te kalkulohen femijet me aftësi të kufizuara, si dhe me prindërit e tyre që kanë nevojë për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen.
Mungesa e asistentëve shkollorë për fëmijët me nevoja ndryshe, E Majta: OBRM-PDUKM dhe ZNAM do të punësojnë ushtarë partiakë për këtë çështje appeared first on Telegrafi.