Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski për vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot realizoi disa takime.
Siç kumtoi MPJTJ, Mucunski pati tkaime me përfaqësues të odave ekonomike, fonde investuese dhe me përfaqësues individë të koorporatave të mëdha të cilët shprehën interes për investime potenciale në vend.
Në fokus të bisedimeve, siç informoi Ministria, ishin mundësitë për investime në infrastrukturë, turizëm dhe në kuadër të zonave të zhvilluara teknologjiko-industriale.
“Qëllimi ynë është i qartë – më shumë vende të punës, por edhe të paguara më mirë në vendin tonë. Në ditët në vijim do të kumtojmë një lajm jashtëzakonisht pozitiv, i cili do të thotë shumë për qytetarët tanë, për ekonominë, tregtinë dhe turizmin”, deklaroi ministri Mucunski.
Ai shtoi se vizita në EBA “sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme” dhe se “Qeveria vazhdon me dinamikën dhe përkushtimin e njejtë në ditët në vijim të vizitës”.
Mucunski: Vizita në EBA sjellë përfitime konkrete për qytetarët appeared first on Telegrafi.