Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunki sot në konferencë për shtyp theksoi se po punohet aktivisht në procesin e kthimit në vend të pacientëve të lënduar në zjarrin në Koçan të cilët po mjekohen jashtë vendit.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe SHPPP po punojnë në mënyrë aktive në realizimin e procesit të kthimit në vend të pacientëve maqedonas të cilët po e përfundojnë me sukses mjekimin spitlaor jashtë vendit”, tha Mucunski, duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë si institucion kompetent ka përgatitur protokoll të hollësishëm mjekësor me qëllim që procesi të zbatohet me kohë, sigurt dhe në interesin më të mirë të pacientëve dhe familjeve të tyre.
Theksoi se Protokolli përmes Përfaqësive tona diplomatike konsullare u është parashtruar institucioneve shëndetësore jashtë vendit ku janë të përkujdessur pacientët dhe se në bazë të vlerësimeve nga ekipet mjekësore dhe konfirmimit zyrtar nga MSH prganizohet procedura dhe ssecili hap nël procesin e kthimit, përfshirë edhe rekomandimin për organizim të llojit adekuat të transsportit që e koordinon SHPPP.
Ai përsëriti se dje është realizuar me sukses kthimi i një pacienti nga Serbia, pas çka sot pritet arritja edhe e një pacienti nga Greqia dhe katër pacientëve nga Madridi, përderisa në ditlt në vijim protet kthimi edhe i disa pacientëve nga Belgjika, Austria, Ktoacia dhe Serbia.
Në periudhën në vijim, theksoi, fokusi do të kahëzohet drejt kthimit të sigurt të pacientëve, si dhe përfundimi me sukses i mjekimit të atyre të cilët akoma janë jashtë vendit.
Në pyetjen e gazetarëve nëse tërësisht janë mbuluar shpenzimet e pacientëve dhe familjeve të pacientëve të cilët po mjekohen jashtë vendit, duke i pasur parasysh aksionet pëlr grumbullim të mjeteve në rrjetet sociale, ai tha se edhe pacientët edhe familjet e tyre nuk do të kenë kurfarë shpenzime.
Ai shtoi se kanë koordinim të plotë me familjet e pacientëve për harmonizim të punëve të imëta logjistike.
Mucunski: Punojmë në procesin e kthimit të pacientëve të lënduar në zjarrin në Koçan të cilët po mjekohen jashtë vendit appeared first on Telegrafi.