Ministri i Jashtëm Timço Mucunski thotë se është i zhgënjyer me Arben Taravarin për shkak të veprimeve të tij, të cilat vetëm sa e ndihmojnë BDI-në të funksionojë në terren.
“Jam vërtet i zhgënjyer, sepse kam një mendim pozitiv për Arben Taravarin si person, si koleg timin, dhe ai është dikush me të cilin duhet të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme së bashku. Por në të njëjtën kohë, zhgënjehem kur shoh se si veprimet e tij vetëm sa ndihmojnë funksionimin e BDI-së në terren. Shpresoj që koalicioni VLEN do të arrijë të gjejë një gjuhë të përbashkët, por sigurisht me një BDI si kjo dhe me këdo që bashkëpunon me një BDI kaq të pareformuar, nuk besoj se OBRM-PDUKM duhet të bashkëpunojë”, tha Mucunski në emisionin “Tema e Ditës” në televizionin Sitel.
Duke folur për ngjarjet në VLEN, ai theksoi se lufta ishte e përbashkët, ndër të tjera, për ta dërguar BDI-në në opozitë.
“Tani që BDI po përpiqet të nxisë tensione etnike çdo ditë, kushdo që punon në favor të BDI-së po punon kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, dhe OBRM-PDUKM nuk mund të bashkëpunojë me aktorë të tillë politikë”, tha ai.
Mucunski theksoi se shumica qeverisëse është plotësisht e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë dilemë për këtë, megjithëse kreu i opozitës po e politizon temën.
Mucunski: Me Taravarin jam i zhgënjyer, së bashku me VLEN-in lufta u bë që ta dërgojmë BDI-në në opozitë appeared first on Telegrafi.