
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi në Greqi, ka takuar sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, takimi paraqet një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e dukshëm të marrëdhënieve të ndërsjella diplomatike.
Me këtë rast, ministri Mucunski shprehu mirënjohjen e sinqertë për ndihmën e shpejtë mjekësore që Greqia i ofroi disa të lënduarve në tragjedinë e Koçanit, duke e vlerësuar këtë akt si një gjest të fortë dhe pasqyrim të miqësisë së vërtetë mes dy vendeve fqinje.
“Të dy ministrat theksuan gatishmërinë e ndërsjellë dhe nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, përmes dialogut të intensifikuar politik, lidhjeve prioritare në fushën e infrastrukturës dhe energjetikës, si dhe dinamika të reja në ekonomi, kulturë dhe turizëm”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme./Telegrafi/
Mucunski, Gerapetritis: Falënderojmë Greqinë për dhënien e ndihmës mjekësore për të lënduarit në Koçan appeared first on Telegrafi.