Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski thkeson se është koha që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në dhe më pas të negociojë me Brukselin në bazë të kritereve dhe standardeve.

Mucunski po qëndron për vizitë në Luksemburg. Pas një takimi jozyrtar me ministrat e BE-së, Mucunski u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të gjejnë një mënyrë për të parandaluar që mosmarrëveshjet dypalëshe të bëhen zvarritëse.

Maqedonia mori mbështetje për rrugën e saj integruese edhe nga Luksemburgu, pas takimit të Mucunskit me kolegun e tij Xavier Bettel.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare (MPJ) thotë se ndryshimet kushtetuese nuk janë kërkesa e vetme dhe se nuk do të tërhiqen./Telegrafi/

Mucunski: Është koha që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version