Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar ambasadoren e Gjermanisë, Petra Drexler, që është takimi i parë i përbashkët i dy bashkëbiseduesve pas emërimit të ministrit Mucunski në këtë post, njoftojnë nga MPJ.
Mucunski, theksojnë nga MPJ, shprehu mirënjohje të madhe për mbështetjen dhe përkushtimin e parezervë të Gjermanisë në rrugën e vendit tonë drejt BE-së, duke theksuar se Qeveria e re është e fokusuar fuqishëm në integrimin evropian dhe zbatimin e reformave.
“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për aleancën brenda NATO-s, me theks të veçantë për bashkëpunimin në Samitin e ardhshëm në Uashington. Ajo u njoh gjithashtu për kontributin tonë të rëndësishëm në sigurinë kolektive, paqen dhe prosperitetin e të gjithë zonës transatlantike.
Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të cilat dy vendet mike i kanë ushqyer në vazhdimësi në tre dekadat e fundit, me angazhime për thellimin e bashkëpunimit në periudhën në vijim”, theksojnë nga MPJ./Telegrafi/
Mucunski-Drexler: Gjermania është mbështetëse e parezervë e integrimit të Maqedonisë në BE appeared first on Telegrafi.