Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy vendeve, të cilat dallohen me dialog të rregullt politik dhe shkëmbim intensiv të vizitave të nivelit të lartë në periudhën e kaluar. Në këtë drejtim, u shpreh kënaqësi në takimin e zhvilluar së fundmi të ministrit Mucunski me Ministren Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock në Berlin, ku u mirëpritën marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u riafirmua mbështetja gjermane për procesin tonë evropian.

Në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit tonë dhe vazhdimi i mbështetjes së vendosur të Gjermanisë në këtë rrugë.

Në këtë kontekst, ministri Mucunski shtoi se vendi mbetet fuqishëm i përkushtuar në përmbushjen e procesit të nevojshëm reformues për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Mucunski-Drexel: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në proecin eurointegrues appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version