“Qëndrimi i Ministrisë është pozitiv ndaj tyre, me qëllim që t’u dalë në ndihmë, por zgjidhje do të ketë pas zgjedhjeve”.
Kështu Ministria e Shëndetësisë ka dalë me njoftim zyrtar pas seancës qeveritare për problemin me specializantët privatë, të cilët tashmë e disa ditë janë duke mbajtur grevë dhe bojkotojnë punën.
Nga MSh-ja thonë se një pjesë e specializantëve privatë kanë marrë sigurim shëndetësor dhe janë në marrëdhënie pune, ndërkaq pa këto dy të drejta janë 10% e specializantëve.
“Sa u takon dy kërkesave të specializantëve privatë, Ministria e Shëndetësisë ju njofton se një pjesë e specializantëve privatë tashmë kanë sigurim shëndetësor dhe janë në marrëdhënie pune, ndërkaq 10% e specializantëve privatë nuk kanë sigurim shëndetësor nga shkaqe që ose nuk janë paraqitur në shërbimet rajonale ose nuk e plotësojnë kushtin nga aspekti i realizimit të të hyrave sepse marrin kompensim në para”, thonë nga MSh.
Kujtojnë që kjo kategori e specializantëve u njohën nga shteti për herë të parë në vitin 2018, dhe u paguan për punën e tyre. Shtojnë se ata kanë marrë edhe pagesë për kujdestaritë dhe sigurim shëndetësor.
MSH-Maqedoni: Një pjesë e mjekëve specializantë kanë marrë sigurime shëndetësore appeared first on Telegrafi.