Ministria e Shëndetësisë njofton se në farmacitë e insulinës ka sasi të mjaftueshme të medikamentit “ozempik” dhe “ribelsus” sipas sasive të kontratës së prokurimit publik.

Lexo po ashtu
Diabetikët alarmojnë sërish për mungesë të insulinës, kërkojnë seriozitet nga Ministria e Shëndetësisë

Sasi të këtyre dy insulinave, theksojnë nga MSH, dërgohen në mënyrë të vazhdueshme në farmacitë e insulinës.

“Lidhur me insulinën “Ryzodeg”, ka marrë njoftim nga kompania Novo Nordisk Pharma se ka mungesë globale të këtij ilaçi. Ilaçi gjendet në vendin tonë, por merret në sasi sipas procedurës së tenderit.

Për këtë qëllim, pacientëve që kanë nevojë për terapi me insulinë pajisen me një zëvendësues të përshtatshëm të insulinës të të njëjtit gjenerik”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje shtojnë se të gjithë pacientët marrin terapinë e nevojshme me insulinë./Telegrafi/

MSH-Maqedoni: Ka sasi të mjaftueshme të insulinës në farmacitë e insulinës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version