
Ministria e Shëndetësisë është në komunikim të vazhdueshëm me spitalin e Koçanit dhe vë në dispozicion të gjitha burimet e mundshme sipas nevojave të popullsisë lokale, veçanërisht sot, gjatë ceremonisë së varrimit. Në bashkëpunim me Klinikën e Psikiatrisë, janë dërguar specialistë psikiatër për të mbështetur qytetarët në këto momente të vështira, thuhet në njoftimin e MSH-së.
“Në bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe Kryqin e Kuq, është organizuar dhe forcuar prania e ekipeve mjekësore, të cilat janë të disponueshme gjatë gjithë ditës së sotme.
Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim me të gjitha palët e përfshira, ndjek vazhdimisht nevojat e popullsisë lokale dhe reagon në mënyrë të përshtatshme ndaj kërkesave të qytetarëve. Apelojmë për informim të kujdesshëm dhe etik në këto momente zie, me empati, humanizëm dhe solidaritet.
Gjithashtu, bëjmë thirrje për verifikimin e informacionit me institucionet kompetente, pasi informimi i pasaktë mund të shkaktojë shqetësime të mëtejshme. Ministria e Shëndetësisë edhe një herë shpreh mirënjohje ndaj të gjithë individëve dhe subjekteve, si dhe punonjësve shëndetësorë nga vendi dhe jashtë, të cilët po japin maksimumin e tyre për të përballuar këtë sfidë”, thonë nga MSH./Telegrafi/
MSH: Jemi në komunikimi të vazhdueshëm me spitalin e Koçanit, është forcuar prania e ekipeve mjekësore appeared first on Telegrafi.