MPPS: Pensionistët në RMV nga sot do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë

Pensionistët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të kenë rritje të pensioneve për 2500 denarë. Sipas Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, rreth 340 mijë pensionistë që kanë fituar të drejtën e sigurimit pensional nga 31 gushti, janë të mbuluar nga rritja lineare e pensioneve, njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale.

“Këto ndryshime ligjore parashikojnë një rritje lineare të pensioneve në m. shtator dhe m. mars. Më konkretisht, me 01.09.2024, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara në përputhje me këtë ligj nga 31.08.2024, rriten për 2.500 denarë dhe më 1 mars 2025, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara në pajtim me këtë ligj nga dt. 28 shkurt 2025 rriten për 2.500 denarë.

Qëllimi i ndryshimeve në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor është që pensionistët të sigurojnë rritje të standardit jetësor dhe cilësi më të mirë të jetës.

Rritja lineare e pensioneve është një nga premtimet kyçe të realizuara parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila ka në fokus përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe gjendjes ekonomike të vendit në përgjithësi. Rritja lineare e pensioneve është një nga premtimet kyçe të realizuara parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila ka në fokus përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe gjendjes ekonomike të vendit në përgjithësi”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

MPPS: Pensionistët në RMV nga sot do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version