Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së e ka konfirmuar aksidentin e sotëm në Selanik të Greqisë, në të cilin një shtetase e RMV-së humbi jetën, si dhe tre vajza të tjera u lënduan.
Nga MPJ thonë se të lënduarat janë dërguar në spital, prej të cilave dy janë lënduar më rëndë.
“Ju njoftojmë se sot në orën 12 (orën lokale), në autostradën Egnatia, në Republikën e Greqisë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin fatkeqësisht e humbi jetën M.N. (1995), shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Përfaqësuesit e Konsullatës së Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Selanik, të cilët kanë qenë në kontakt me të afërmit e viktimës që nga momenti i tragjedisë, mbeten në dispozicion për ndihmë në lidhje me transferimin e eshtrave të së ndjerës në vend”.
“Njëherit, ju njoftojmë se janë prekur edhe tre shtetase, bashkëudhëtare të së ndjerës, A.K (2000) dhe M.R (2000), të cilat kanë marrë lëndime të rënda dhe I.J (1999), e cila nuk ka pësuar lëndime, pas çka dhe janë hospitalizuar”.
“Konsullata e Përgjithshme mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe në dispozicion të shtetaseve të lënduara dhe familjeve të tyre në rast nevoje për ndihmë, deri në kthimin e tyre në shtëpi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/
MPJ konfirmon aksidentin në Greqi në të cilin humbi jetën një shtetase e RMV-së appeared first on Telegrafi.