Në komunën e Shkupit – Shuto Orizarë ka ndodhur një tentativë për vrasje.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Bërsjaçka Buna”, ku për fat të mirë nuk ka viktima, por vetëm të lënduar.
Sh.M. ka marrë plagë të thellë në abdomen pasi është sulmuar me armë nga A.I.
“Më datë 15.11.2024 në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria A.I.(46) nga Shkupi. Ai dyshohet se më datë 14.11.2024 në rrugën “Bërsjaçka Buna” në Shkup me armë ka gjuajtur ndaj Sh.M. nga Shkupi dhe i ka shkaktuar plagë të thellë në abdomen. A.I. është mbajtur në stacion policor dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal “vrasje” në tentativ. Gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar paraburgim prej 30 ditësh, ku ëlshtë dërguar në Burgun e Shkupit (Shuto Orizarë) për mbajtjen e masës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
MPB: Tenativë për vrasje në Shuto Orizarë appeared first on Telegrafi.