MPB Maqedoni ka regjistruar disa raste të fotografimit të fletëvotimeve dhe dy raste të prishjes së tyre.
“Në ora 14:00 është raportuar se në një vendvotim në Shtip M.Sh. (23) ka fotografuar fletën e votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse”.
“Policët nga RVR Shtip kanë ndaluar G.J. (34) nga fshati Trabotivishte sepse e ka fotografuar fleten e votimit. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”.
“Në orën 15:30 është raportuar se në qendrën e votimit nr. 1680 në fshat Sopot R.A. nga fshati Sopoti ka fotografuar fletën e votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse”.
“Në orën 15:40 është raportuar se në qendrën e votimit nr. 2880 në Shkup R.H. (72) grisi fletën e votimit. R.H. është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”.
“Në ora 15:50 është raportuar se në vendvotimin nr.2783 në Shkup B. S. (48) grisi fletën e votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse”.
MPB: Regjistrohen raste të reja të fotografimit të fletëvotimeve appeared first on Telegrafi.