Afati i ndryshimit të dokumenteve personale është data 12 shkurt, por nëse qytetarët nuk e respektojnë atë, nuk do të ketë gjoba, por nuk do të mund të dalin jashtë shtetit.

MPB njofton se deri më tani, numri më i madh i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e kanë kryer obligimin dhe kanë marrë dokumente personale me emrin e ri kushtetues

“Nëse nuk kanë nevojë për të udhëtuar tani, nuk ka nevojë të nxitojnë për të marrë pasaportë”, tha për Telma, zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski, i cili theksoi se deri më tani janë lëshuar një milion e dyqind mijë dokumente udhëtimi me emrin e ri kushtetues dhe janë ndryshuar 100.000 letërnjoftime dhe mbi 500.000 patentë shoferë, që do të thotë se një pjesë e madhe e qytetarëve tashmë kanë ndryshuar dokumentet personale”.

Ndryshe, afati i 12 shkurtit shkaktoi turmë të mëdha të qytetarëve para sporteleve të MPB-së ku lëshohen dokumentet e reja. Autoritetet vendore njoftuan se do të kërkojnë nga Greqia që të shtyjnë afatin për vlefshmërinë e dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit, kjo pasi siç thanë, RMV nuk ka kapacitete që për një kohë të shkurtë të ndryshojë të gjitha dokumentet e qytetarëve./Telegrafi/

MPB: Nuk do të ketë dënime nëse qytetarët nuk arrijnë t’i marrin dokumentet e reja deri më 12 shkurt appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version